Bota

Foto/ Mega-shpërthimi vullkanik në Tonga, NASA: Sa 500 bomba atomike në Hiroshima

Studiuesit e NASA-s kanë llogaritur fuqinë e shpërthimit që ndodhi të shtunën më 15 janar në brigjet e Tongës si, “500 herë më të fuqishme se bomba atomike e hedhur në Hiroshima”.

James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, “Goddard”, tha për radion ‘NPR’, se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megatonë – 10 milionë ton – ekuivalent i TNT”.

Dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, “mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi”.

Do të duhen gjithashtu javë për të rivendosur komunikimet midis arkipelagut të Tongas dhe pjesës tjetër të botës pas shpërthimit të vullkanit nënujor Hunga Tonga-Hunga Hàapai.

Kablloja e vetme e lidhjes me fibra optike, e cila kalon në shkëmbinj koralorë dhe gjithashtu në mes të saj, në fakt u dëmtua nga shpërthimi. Një anije do të duhet të ngrejë kabllon për të vlerësuar dëmin dhe më pas ekipet do të duhet ta riparojnë atë.

Sipas UNICEF-it, raportet e para mjedisore për zonën, përshkruajnë një përhapje të dukshme të hirit rreth Nukùalofas, përmbytje të zonave bregdetare dhe dëmtime të disa infrastrukturave.

Ndërkohë, që dëmi në bujqësi është më pak se sa parashikohej, shqetësimet janë ngritur mbi furnizimin me ujë, cilësinë e ajrit dhe disponueshmërinë e karburantit.

Frika ekziston edhe për sëmundjet e lidhura me ujin, pasi dallgët e baticës shkaktuan përmbytje të 2-3 blloqeve në brendësi të tokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë