Bota

Foto/ Mbërrijnë në Kiev me një tren të blinduar Draghi, Macron dhe Scholz

Gazeta Si – Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.

Tre liderët evropianë udhëtuan me një tren të blinduar drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit. Mediat e duaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren.

Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.

“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, tha Macron ndërsa mbërriti në Kiev.

I pyetur pse po ndodhte vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se ata kishin konsideruar se ishte më mirë ta bënin pak përpara samitit të BE-së javën e ardhshme që do të diskutojë ofertën e Kiev për t’u bashkuar me bllokun 27-vendësh.

Kjo vjen pas kritikave që ka adresuar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për mbështetjen e tyre të vakët për Ukrainën. Vizita vjen një ditë përpara se Komisioni Evropian të vendosë rreth rekomandimit mbi statusin e Ukrainës si një kandidate për anëtarësim në BE.

Kjo rezistencë ka qenë shumë e varur nga mbështetja ushtarake e huaj. Ukraina ka kritikuar Francën, Gjermaninë dhe Italinë, se janë të ngadalshëm në dërgimin e armëve.

Paketa e fundit e ndihmës amerikane është shumë e nevojshme. Ai përfshin dy sisteme mbrojtëse detare dhe artileri të rëndë , një ndihmë që Ukraina e ka mirëpritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë