Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit marijuanë, është zbuluar në një kamion që transportonte thasë me barishte të thata në pikën kufitare Bozaj me Malin e Zi.
Mediat malazeze kanë raportuar fillimisht se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në Shkodër në një kamion me targa shqiptare.
Më pas, ishte Policia e Shtetit që njoftoi se në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi kanabisi.
Kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Droga u zbulua nga doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e të shtunës dhe sasia do të përcaktohet gjatë ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






