Gazeta Si – Tensione, përplasje e deri në arrestime në kortezhet e 1 majit në Francë. Aty ku festimet e punëtorëve në festën e tyre janë shkrirë me protestën për reformën e pensioneve, pavarësisht vlefshmërisë së saj nga Këshilli Kushtetues dhe shpalljes së saj më 14 prill.
Në marshimin parizien, ku ishin përqendruar “blloqet e zeza”, më shumë se gjysmë milioni njerëz marshuan nëpër rrugë.
Raportohet për rreth 300 arrestime në të gjithë Francën, pas incidenteve të shpërthyera në demonstrata, gjatë të cilave u plagosën 108 policë dhe xhandarë.
Përleshje mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë ndodhën gjithashtu në Nantë dhe Lion. Disa video tregojnë oficerët, rrobat e të cilëve morën flakë, pasi u goditën nga kokteje molotov.






Fishekzjarrët e mëdha u hodhën ndaj policisë nga dhjetëra protestues të veshur me të zeza që drejtonin marshimin e 1 Majit nga Place de la Republique nën shiun e rrëmbyeshëm në Paris.
Disa biznese u dëmtuan, duke përfshirë banka dhe agjenci imobiliare, dyqane dhe bizenese rruge.
“Prefekti, duke pasur parasysh dëmet, vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund incidenteve dhe për të ndarë demonstruesit e dhunshëm nga marshimi sindikal”, tha policia.
Në Paris, sipas disa burimeve, do të vinin edhe manifestues nga Italia dhe Britania e Madhe për të përforcuar radhët e demonstruesve më të dhunshëm.



Qindra mijëra njerëz u mblodhën masivisht, në Ditën e Punës, në shumë qytete të Francës për të shfryrë zemërimin e tyre kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, me sindikatat që premtuan të mos ndalojnë së luftuari edhe pas nënshkrimit të ligjit.
Macron u prit me britma dhe ofendime, teksa vizitoi vendin duke mbrojtur reformat dhe duke rifilluar mandatin e tij të dytë.
Përleshje midis demonstruesve të dhunshëm dhe policisë u zhvilluan në Nantë, në një marshim që tërhoqi 17,500 njerëz sipas policisë, rreth 80,000 sipas sindikatës CGT.



Këtu shumë protestues me gnjyrë u përzien me kortezhin, duke hedhur objekte në drejtim të policisë, e cila u përgjigj duke gjuajtur gaz lotsjellës. Në qytet u dogjën edhe disa makina. Dy arrestime u bënë edhe në Lion.
Marshimet u zhvilluan mes masave të vendosura të sigurisë: 5,000 policë të vendosur në Paris, 12,000 në të gjithë vendin.
Për herë të parë, gjykatat administrative kanë autorizuar përdorimin e kontestuar të dronëve, për të garantuar sigurinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje