Ngjarje

Foto dite – Kafeja e shërbyer në distancë

Koronavirusin tashmë e kemi mes nesh dhe një ndër shqetësimet e mëdha për përhapjen e virusit janë kafenetë në Tiranë. Por edhe pronarët e lokaleve kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga infektimi.

Në këtë foto të siguruar nga Gazeta “Si”, ky pronar lokali e ka shërbyer në këtë mënyrë kafenë.  Ai shprehet se kështu e ka dhënë kafen disa herë.

Më vonë, gjatë ditës, kryeministri Rama urdhëroi mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve në Tiranë dhe Durrës.

Foto e shkrepur në një lokal në Tiranë, Gazeta Si, 11 mars 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë