Ngjarje

Foto dite / Imazhi i krizës politike

Nga protesta e djeshme e opozitës së bashkuar ajo që ra në sy ishte spërkatja me bojë e fasadës së Ministrisë së Brendshme, për të cilën pati reagime edhe nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por përveç bojës vihet edhe re edhe mbishkrimi Lulzim Basha, duke nënkuptuar që është vepër e tij. Tanimë edhe fasadat e godinave qeveritare e tregojnë qartë që vendin e ka kapluar kriza politike.

Në faqen e Gazetës “Si” në Facebook, komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara. Një pjesë kanë dënuar aktin e dëmtimit të pronës publike, por një pjesë tjetër e konsiderueshme e kanë justifikuar këtë veprim me situatën ku e ka sjellë qeve risja aktuale vendin.
“Por kur shteti rrënon çdo ditë jetën e shqiptarëve, çfarë duhet të bëjnë shqiptaret??? Ju e shtroni pyetjen sikur Shqipëria është Gjermani…”, shkruan një komentues.
“Ju i shkatërruat jetën rinisë e po ju dhimbset 100 kg bojë që ta lyeni, si fytyrat tuaja që i keni të nxira nga korrupsioni ju janë bërë edhe muret…”, shkruan një tjetër.
Ndërsa një tjetër komenton: “Po kur prona publike u vidhet qytetarëve hapur nga qeveria e vendosur në këto ambiente, përbën një krim? Jo vetëm kaq, por ajo përbën shkakun, e cila domosdo do të ketë pasojën… Por ky reagim me bojë nuk është kurrgjë në krahasim me shkatërrimet e bëra në Paris, nga populli i kulturuar francez. Ndërtesa lyhet përsëri, por paratë e vjedhura ku janë? Cilat janë shanset për të dalë nga kjo skamje që solli kjo qeverisje?”

https://www.facebook.com/gazetasi.al/posts/1578691385609283

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë