Ngjarje

Foto Dite / Bojës së korsive për biçikleta i del boja

Hapja e korsive të biçikletave është shoqëruar nga Bashkia e Tiranës me lyerjen e tyre me bojë të kuqe, për t’i bërë më të dukshme, si për përdoruesit e tyre, ashtu edhe për automjetet.

Por, boja ka nisur të dalë shpejt, si në rastin në fjalë. Ky segment u lye thuajse një muaj më parë dhe tani, punonjësit e Bashkisë së Tiranës po heqin bojën e dalë boje për ta rilyer sërish, po me bojë të kuqe.

Bashkia e Tiranës krenohet me shtimin e korsive të biçikletave dhe kryebashkiaku Erion Veliaj thuajse në çdo dalje publike u kërkon qytetarëve që të përdorin më shumë dyrrotakët për të udhëtuar. Por, hapja e korsive është shoqëruar me ngushtimin e rrugëve dhe rritjen e trafikut në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë