Ka ndodhur

Foto/ Digjet një furgon në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gazeta Si – Një furgon është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen Nr.17 në Korçë.

Policia thotë se zjarri ka rënë në furgonin në pronësi të shtetasit R.T., ndërsa dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Ai ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në momentin që ra zjarri.

Furgoni është djegur në pjesën e përparme, ndërsa nga flakët nuk ka persona të lënduar.

Pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe automjeti përdorej për transport udhëtarësh.

Grupi hetimor i policisë dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë