Ka ndodhur

Foto/ Aksident në zonën e ‘Tiranës së Re’, një nga makinat përmbyset mbi trotuar

Gazeta Si – Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në zonën e “Tiranës së Re” në kryeqytet pas Fakultetit të Drejtësisë.

Njëri nga mjetet e përshira në aksident është përmbysur, duke përfunduar pranë disa bizneseve mbi trotuar.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë