Nga Gazeta ‘SI’ – Mario Centeno, anëtar i këshillit të Bankës Qendrore Europiane, tha në Forumin Botëror të Ekonomisë se ekonomia e zonës së euros po performon shumë më mirë nga se pritej dhe pse përballë inflacionit dhe krizës energjetike.
“Ekonomia na ka surprizuar çdo tremujor. Edhe fillim viti pritet të jetë po ashtu pozitiv”, – tha i në stendën e Bloomberg.
Sipas tij, shenjën më të mirë e ka dhënë Gjermania me daljen nga pritshmëritë se ajo do të kishte tkurrje prodhimi.
Ekonomia më e madhe e Europës tani mund të shmangë krejtësisht një recesion, duke ofruar shpresë për zonën e euros me 20 vende.
Centeno tha se BQE do të vazhdojë me betejën e saj kundër inflacionit, një luftë që tashmë ka sjellë periudhën më agresive të shtrëngimit monetar në historinë e institucionit.
Gjithsesi, pjesa më e madhe e ekonomistëve botërorë të mbledhur në Davos, janë pesimistë për vitin e ardhshëm. 73% e drejtorë në Forum, presin rënie të rritjes ekonomike vitin që vjen, sipas një ankete të bërë nga firma e auditit PwC, pikëpamja më pesimiste e biznesit në 12 vite.
Kreu i PwC, Bob Moritz tha për CNBC se rënia nuk do të jetë si ajo e 2009-2008-s.
“Ndryshimi është se atëherë se parashikoi askush dhe nuk e kuptonin dot se sa do të zgjaste”, -tha Moritz.
Ekonomia botërore është shqetësimi më i madh i bizneseve.
Pozitiv ishte parashikimi i bërë për Bitcoin në Davos.
SkyBridge Capital një firmë investimi ka vënë bast për një rikthim të tregut të kriptomonedhave në 2023-shin. Themeluesi i firmës, Anthony Scaramucci tha se pre që Bitcoin të tregtohet me 35 mijë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



