Bota

Foto / Parisi në flakë, polici vret 17-vjeçarin se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Gazeta Si – Përleshje dhe incidente të rënda në Nanterre, në periferi të Parisit, ku një polic qëlloi dhe vrau një djalë 17-vjeçar, i cili po drejtonte një makinë dhe kishte reaguar ndaj urdhrave të oficerëve për të ndaluar.

Episodi shkaktoi një sërë reagimesh në vende të ndryshme jashtë metropolit francez, duke përfshirë barrikada dhe djegie të makinave dhe dëmtime në Bashkinë e Mantes-la-Jolie dhe disa qytete të tjera.

Prefektura flet për 24 të arrestuar dhe rreth njëzet policë të plagosur lehtë. Polici, i cili hapi zjarr kur i riu Nael u largua, në vend që t’i nënshtrohej kontrolleve, u ndalua.

Fillimisht, policia tha se automjeti kishte tentuar të godiste policët, por një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një nga oficerët duke drejtuar armën drejt të riut.

Kur ky i fundit është larguar sërish ka qëlluar. Dhe oficeri dëgjohet duke bërtitur: “Do të të qëlloj në kokë”.

Disa dhjetëra metra më tej, makina u përplas me një shtyllë dhe Noel M., 17 vjeç, humbi jetën menjëherë pavarësisht nga ndërhyrja e ambulancës.

Në makinë ndodheshin dy persona të tjerë, një djalë i cili u ndalua dhe më pas u lirua dhe një person i tretë ende në kërkim.

Thirrjet për hakmarrje kanë nisur të qarkullojnë menjëherë në rrjetet sociale pas tragjedisë.

Reagimet e para kanë ndodhur në orët e vona të pasdites, disa qindra metra larg shtëpisë së viktimës, ku janë ndërtuar barrikada dhe djegia e kazanëve dhe makinave. Rreth dhjetë persona u arrestuan.

Deri tani janë hapur dy hetime, një për refuzimin për t’iu bindur policisë nga i riu që drejtonte “Mercedesin”, i marrë me qira dhe tashmë i denoncuar për drejtim të rrezikshëm dhe tentativë vrasjeje.

Hetimi tjetër, është hapur për vrasje me dashje nga ana e agjentit të policisë.

Djali, i cili mbeti viktimë, ishte denoncuar për krime të vogla të mëparshme, për drejtimin e automjetit pa leje dhe kundërshtimin e një zyrtari publik. Një tjetër për vrasje nga agjenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë