Nga Gazeta Si – Victor Martins ishte në formë supreme duke siguruar fitoren në “Feature Race” në Lusail, dhe lënë pas Leonardo Fornaroli-n në vend të 2, një rezultat i mjaftueshëm për t’i dhënë pilotit të “Invicta Racing” titullin e “FIA Formula 2” për vitin 2025.
Martins mori kryesimin nga Fornaroli në start dhe i rezistoi një sulmi të mëvonshëm nga italiani për fitimin e garës. Alexander Dunne i “Rodin Motorsport” zuri vendin e fundit në podium, të 3.
Leonardo Fornaroli shkoi në 211 pikë dhe me një avantazh prej 41 pikësh ndaj Jak Crawford dhe Richard Verschoor ka një epërsi të pakapërcyeshme para garës së fundit.

Luke Browning është në vendin e katërt me 162 pikë, ndërsa Alexander Dunne mbyll pesëshen e parë me 149 pikë.
Tek konstruktorët, “Invicta Racing” kryeson me 296 pikë ndjekur nga “Hitech TGR” në vend të dytë me 261 pikë.
“Campos Racing” në vend të tretë me 239 pikë dhe bashkë me dy të parat mund të fitojnë ende Kampionatin e tyre.
“DAMS Lucas Oil” janë në vendin e katërt me 196 pikë, ndërsa “MP Motorsport” mbyllpesëshen e parë me 193 pikë.
Tani “paddock” do të udhëtojë drejt Abu Dhabi-t për raundin e fundit të sezonit në Yas Marina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



