Sipas asaj që raporton AP News , futbollistët dhe trajnerët në Suedi në fakt, nuk do t’i nënshtrohen asnjë testi përpara stërvitjeve apo ndeshjeve. Lojtarët duhet të plotësojnë një formular autovlerësimi çdo mëngjes dhe ta dërgojnë atë me postë elektronike te mjeku i klubit, jo më vonë se dy orë përpara stërvitjes apo ndeshjes. Mjeku i klubit më pas do të vlerësojë nëse lojtarët dhe trajnerët janë të shëndetshëm aq sa duhet për stërvitjet ose ndeshjen.
Në rast se kanë simptoma ata do të duhet të qëndrojnë në shtëpi. Gjithçka ndodh sipas parimit të përgjithshëm të miratuar nga shoqëria suedeze, që vetëm njerëzit që janë me të vërtet rëndë mund të shtrohen në spital, ku testohen më pas për koronavirus. “Prandaj, në përputhje me këtë, ne nuk e kemi mundësinë për të testuar lojtarët tanë”, tha për Associated Press një zëdhënës i ligës suedeze.
Komiteti Shkencor në Suedi duhet të miratojë Protokollin Mjekësor të hartuar nga Federata Suedeze e Futbollit. Autoriteti pritet të vendosë këtë javë nëse dy ligat e para suedeze mund të fillojnë muajin tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




