Kampioni në fuqi, Max Verstappen i befasoi të gjithë kur vendosi pole position në “Saudi Arabian Grand Prix” në një sesion dramatik provash zyrtare gjatë të cilit holandezi mundi Oscar Piastri-n me 1 të qindtën e sekondës ndërsa Lando Norris pësoi një aksident në fillimin e sesionit të 3. McLaren i nisi provat si favorite dhe të gjithë prisnin që Piastri apo Norris të niseshin nga vendi i parë.

Por nëse Piastri vendosi kohën e parë të shpejtë, Norris kaloi mbi bordurë gjë që e çoi britanikun në muret mbrojtëse pas daljes nga kthesa nr 5. Provat u ndërprenë dhe pas rifillimit ishte George Russell që vendosi kohën më të shpejtë përpara se Piastri ta thyente atë. Ndërsa Verstappen kaloi të gjitha pritshmëritë kur e ndali kronometrin në 1’ 27”294. Piloti i Red Bull mundi australianin Piastri vetëm me 0.010”.

Kohë që e spostoi Russell në vendin e 3 në bordin e Mercedes përpara Ferrari-t të Charles Leclerc dhe Kimi Antonelli-t në top5. Carlos Sainz u rendit 6 me paraqitjen më të mirë për Williams deri tani. Lewis Hamilton e pasoi një shkallë më poshtë në një start sezoni që ai po kolaudon Ferrari-n. Mjaftueshëm për të lënë pas Yuki Tsunoda-n, Pierre Gasly me Alpine në të 9 dhe Norris polotësoi 5 rradhët e para, mgjs pësoi aksident në startin e sesionit të 3.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.