Lamtumirë Maks Moslei. Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare drejtuesi i famshëm anglez që në motorsport ka pasur poste të rëndësishme, deri tek ai i presidentit të Formula 1.
Moslei ka qenë një nga figurat më të disktuauara të botës së motorëve, një drejtues i lartë, babai i të cilit, Osvaldi, ka qenë lideri i partisë fashiste britanike. Ai ka ngjitur shkallët e drejtuesit në motorsport pas rezultateve modeste si pilot dhe pasi u bë avokat, por mbi të gjitha ai ka kontribuuar për rritjen e Formula 1 bashkë me ortakun dhe mikun e tij, Berni Ekleston.

Nga fillimet me skuderinë March, Moslei dhe Ekleston themeluan FOCA-n, një shoqatë për të rritur fitimet e skuderive. I kujdesshëm jo vetëm për anën ekonomike, por edhe për atë të sigurisë, Moslei ka qenë gjithmonë në rreshtin e parë të betejës për t’i bërë makinat më solide. Ai i ka bërë më të ashpra testet për makinat e garave, por edhe ato rrugore, duke promovuar “European Neë Car Assessment Programme”, që tashmë ëhstë bërë një standard për sigurinë e makinave.
Moslei mori vendin e francezit Zhan-Mari Balestre në 1993-shin në krye të FIA-s së sotme, në atë kohë FISA. Ai u zgjodh edhe 3 herë në këtë post, në 1997-ën, 2001-shin dhe 2005-ën, derisa një skandal seksual në lidhje me pjesëmarrjen e tij në një festë me sfond nazist, – i zbuluar në 2008-ën, – bëri që ai të mos kandidonte më. Në vend të tij nga viti 2009 u emërua Zhan Todt.
“Kam humbur një njeri të familjes, – ka thënë Berni Ekleston pas lajmit. – Moslei ka bërë shumë për motorsportin, për industrinë e maiknave dhe për garat. Ai ishte mjaft i impenjuar për t’u siguruar se po prodhohehsin makina gjithmonë e më të forta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




