Motosport

F.1/ Task force për të favorizuar spektaklin, më shumë parakalime në të ardhmen

Për sezonin e ardhshëm, ku është parashikuar një revolucion teknik, një skuadër inxhinjierësh të udhëhequr nga Pat Symonds po studion lëvizjet e mundshme për të reduktuar turbulencat e makinave me qëllimin për të pasur më shumë zbavitje për publikun.

Sfida mes Maks Vershtapen dhe Ljuis Hemilton po i jep jetë një Botërori të bukur, me dominimin e gjatë të Mercedesit të vënë në rrezik nga Red Bull-Honda, që ka përqendruar të gjitha fuqitë për titullin e këtij sezoni, që do të ishte i pari që pas fillimit të erës së motorëve hibridë. Revolucioni, i shtyrë 12 muaj për faj të pandemisë, nis në 2022-shin. Makinat do të jenë shumë më ndryshe në pamje dhe mbi të gjitha në substancë.

Ka një rikthim në konceptin e efektit të tokës, duke shfrytëzuar rrymat e ajrit që kalojnë nën makina për të gjeneruar një karikim aerodinamik. Objektivi final është për të lehtësuar duelet nga afër mes pilotëve dhe për të favorizuar parakalimet, gjithçka në avantazh të spektaklit. Por nga provat te faktet, a do të jetë vërtet kështu?

Prova te bera ne korridore ere per rrymat e ajrit gjate parakalimit. Gazeta Si, 30 tetor 2021

Përderisa e thonë shumë specialistë, madje edhe përgjegjësit e skuderive, që dinë mirë gjithçka që ndodh më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, është e mundur. Matia Binoto, shefi i Ferrarit, ishte nga të parët që vuri në dukje vështirësitë që ka hasur Formula 1 që kur kanë ardhur pronarët amerikanë të “Liberty Media”. Dyshimet janë legjitime, sepse nga një anë janë rregullat dhe nga ana tjetër përpjekjet e skuadrave për të përmirësuar paraqitjen e makinave.

Problemi kryesor në Formulën 1 aktualisht është ndjeshëmria ndaj turbulencave, kur një makinë afrohet me një tjetër, që përkthehet në një humbje stabiliteti dhe që e bën të vështirë manovrën e sulmit për parakalim.

Formula 1 po bën pjesën e saj për arritur në nivele të reja. Është krijuar një “task force” speciale me disa inxhinjierë, me në krye Pat Symonds, me qëllimin për të studiuar qasjen e makinave të reja dhe për të sugjeruar zgjidhje e për të përgatitur lëvizjet e duhura. Ky grup punë ka dizenjuar versione të ndryshme të makinave për 2022-shin, shumë më ndryshe se prototipi “standard” i prezantuar në korrik në Silverston.

Objektivi i tij është mbi të gjitha të vlerësojë impaktin që do të kenë rregullat e reja mbi dinamikën e veturave kur ato janë para një parakalimi. Për këtë qëllim ata kanë përdorur modele të njohura, duke vënë një makinë pas tjetës në korridore ere për të analizuar si shkojnë rrymat e ajrit dhe turbulencat që krijohen. Është një metodë që përdohet edhe në eronautikën ushtarake, ku studiohen turbulencat. Së shpejti, magjistari i parakalimeve, Maks Vershtapen, ndoshta mund të bëjë të tjera numra të tipit Harry Potter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë