Gazeta Si – Nga Le Mans në Montreal. Kemi hyrë në javën e garës së 8-të të Botërorit të Formula 1, që zhvillohet në Kanada. Një garë shumë e rëndësishme për Ferrarin, që vjen pas suksesit në Le Mans 24 orë dhe që natyrisht është një shtysë për të treguar potencialin e vet edhe në Montreal.
Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz kanë detyrën e vështirë ta çojnë skuderinë italiane te fitorja në Çmimin e Madh të Kanadasë, 5 vjet pas suksesit të fundit në këtë pistë, që mban firmën e Sebastian Fetel. Në cirkuitin e Zhil Vilnëv në fakt që atëherë janë bërë vetëm 2 gara për shkak të emergjencës së Covid-it: në 2019-ën fitoi Ljuis Hemilton dhe 12 muaj më parë Maks Vershtapen.

Për Ferrarin, përpjekjet për suksesin e 13-të në Kanada janë vështirësuar gjithmonë e më shumë. Këtë herë në fakt është e nevojshme që kjo skuderi të kthehet nga Amerika e Veriut me një mision të qartë për garat që vazhdojnë pas pushimit të verës: Austria, Anglia, Hungaria dhe Belgjika zhvillohen në harkun e 5 javëve.
Janë katër prova që duhen përballuar me ide të qarta, ku mbi të gjitha është nevoja për të pasur stabilitet në gara dhe të performancës në xhiron e kualifikueseve. Ferrari synon të kalojë Mercedesin dhe Aston Martin, që janë përpara tij, respektivisht me 52 dhe 34 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



