Gazeta Si – Qeveria e Shtetit të Viktorias ka njoftuar se Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1 do të vazhdojë të paktën deri në 2035-ën. Për pistën e ‘Albert Park’, në Melburn, ka një kontratë që skadon në 2025-ën. Ajo do të zgjatet të paktën dhe për 10 vjet.
Nëse e ndiqni rregullisht Formula 1 dhe ju shqetësojnë të rejat e shumta të së ardhmes, sidomos në lidhje me cirkuitet, rrini të qetë. Një siguri është dhe ajo quhet Melburn.

Deri në 2025-ën garat në këtë pistë nuk kanë qenë në dyshim. Kishte një kontratë, që tashmë do të zgjatet. Qeveria e Shtetit të Viktorias ka bërë me dije se ka një akord të ri deri në 2035-ën.
Edicioni i parë në Melburn është zhvilluar në vitin 1996 dhe që atëherë ka vazhduar rregullisht. Përjashtim bëjnë vetëm edicionet 2020 dhe 2021, për shkak të Covid-19.
Në total, duke shtuar edhe 11 garat e zhvilluara në Adelaide, bëhet një gjysmë shekulli për Australinë në Formula 1.
Cirkuitit, gjysma e të cilit kalon në qytet, do të vazhdojë të jetë skenë familjare për të gjithë. Në Australi ka edhe lokalitetet të tjera që janë të interesuar për të pritur gara të Formulës 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




