Motosport

Formula 1, Mclaren triumfon – Ferrari skualifikohet në Kinë

Oscar Piastri la pas zhgënjimin e një java më parë në Australi kur  konvertoi “pole position” në fitoren e “Chinese Grand Prix” përpara Lando Norris në dy vendet e para për McLaren. Piastri kontrolloi 56 xhirot e të dielës në “Shanghai International Circuit” duke mos gabuar asgjë në një garë të qetë në eventin e dytë të sezonit. Norris u afrua deri në 3 sekonda pas Piastri-t në xhirot e fundit pas një problemi me frenat dhe këshillës për të mos rrezikuar nga McLaren duke siguruar finishin perfekt për skuadrën papaya.

Piloti i ditës u shpall Antonelli përkrah fituesit Piastri

Pas një starti jo të mirë, Russell dha gjithcka për t’ja vështirësuar jetën Norris por piloti i McLaren kishte shpejtësinë e nevojshme për ta mbyllur në vendin e 2. Max Verstappen kishte parashikuar një garë të vështirë për Red Bull pas problemeve në Sprint dhe e mbylli aty ku u nis, në vendin e 4 përpara rivalëve të Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton që patën një kontakt në xhiron e parë.

Mercedes festoi podiumin e 300 në ditën e skualifikimit të Ferrari-t

Mirëpo në përfundim të garës dhe kontrolleve të zakonshme, komisarët vendosën të skualifikonin Pierre Gasly (Alpine) dhe dy makinat Ferrari. Francezi dhe monegask-u për makina më të lehta në peshim ndërsa britaniku për goma më të holla se 9 mm në fund të garës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë