Motosport

Formula 1/ McLaren blindon Lando Norris, rinovon kontratën deri në vitin 2025

McLaren blindon pilotin Lando Norris. Britaniku i datëlindjes 1999 ka nënshkruar rinovimin e kontratës, që e lidh me skuderinë nga Woking deri në vitin 2025. Pas dy vitesh si “test driver” dhe pilot rezervë, Norris debutoi me McLaren në vitin 2019 dhe e mbylli kampionatin në vend të 11-të.

Në sezonin 2020 ai arriti podin e parë në karrierë, në garën hapëse të Austrisë. Më pas Norris është ngjitur edhe 4 herë të tjera në pod në 2021-shin, para se të arrinte “pole position” në Soçi shtatorin e kaluar.

“Skuadrat përbëhen nga njerëzit, unë i dua këta njerëz dhe ndihem si në shtëpi te McLaren, – ka thënë piloti britanik. – Jam rritur me këtë skuadër dhe jam pjesë e një rrugëtimi, ku gjendemi të gjithë.

Makina McLaren e Lando Norris. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Sezoni i kaluar ishte një hap i madh, si për karrierën time, ashtu edhe për paraqitjen e skuadrës. E ndjej që e gjithë puna dhe impenjimi i skuadrës na bëjnë që të luftojmë për tituj në të ardhmen. E gjitha kjo më jep besim të madh, ndaj dhe ishte një vendim natyral rinovimi i kontratës për vitet e ardhshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë