Gazeta Si – Me një vlerë prej 18.2 miliardë dollarësh, kolosi amerikan që kontrollon Formulën 1 që prej fundit të vitit 2016, është në krye të një klasifikimi special të ‘Forbes’ mbi grupet që operojnë në sport.
Kanë kaluar pak më shumë se 7 vjet që kur Liberty Media fitoi të drejtën të kontrollojë Formulën 1, duke spostuar fondin ‘CVC Capital Partners’ dhe Berni Ekleston nga roli i ‘supremit’ të kampionatit. Në këtë periudhë kolosi amerikan ka ditur të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë 4 miliardë dollarë të investuar.

I dha një shtysë të fortë këtij sporti, ridizenjoi imazhin e nivelit më të lartë të automobilizmit dhe arriti në një pikë shumë më të zgjeruar dhe krejtësisht të re, sidomos në SHBA. Një punë e madhe e që e ka çuar kompaninë e drejtuar nga Greg Mafei dhe Xhon Malone në vend të parë të klasifikimit të 25 perandorive sportive me vlerën më të lartë, sipas ‘Forbes’.
Liberty Media, që jashtë botës së sportit ka mes të tjerash kontrollin e Live Nation, ka një vlerë prej 18.22 miliardë dollarësh. Përveç Formulës 1, kontribuojnë në arritjen e vendit të parë edhe kuotat e pjesëmarrjes në sallat e lojërave F1 Arcade, në Drone Racing League (që organizon gara me dronë që fluturojnë më shpejt se me 120 km/h), në median sportive Overtime Sports dhe në skuadrën amerikane të Imsa dhe IndyCar, Meyer Shank Racing.
Nuk është hera e parë për që Liberty është në krye të top-25 të ‘Forbes’ për kompanitë më të pasura sportive, por vihet re se vazhdon të jetë në majë, pavarësisht humbjes prej 12% të vlerës në vitin e fundit, për shkak të lënies së kuotave të kontrollit të Atlanta Braves, skuadrës së bejsbollit që merr pjesë në Major League.
Në vend të dytë të klasifikimit të ‘Forbes’, me një vlerë 15.59 miliardë dollarë, është ‘Kroenke Sports&Entertainment’, që konstrollon Arsenalin dhe klube të ndryshme profesioniste, mes tyre edhe Los Angeles Rams në NFL. ‘Fenway Sports Group’ qëndron në shkallën e 3-të të podit me 12.95 miliardë dollari dhe një rritje të konsiderueshme prej 25% vitin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.