Gazeta Si – Lando Norris vazhdon bashkëpunimin me McLaren deri në 2026-ën. Pas rinovimit të Leklerk me Ferrarin, ishte radha e Norris, një nga pilotët më premtues të Formula 1, për ta bërë një gjë të tillë.

Deri në 2026-ën, Norris do të jetë dyshe me Oskar Piastrin te skuaderia angleze. Skuadra nga Uoking bëri të ditur zyyrarizimin e rinovimit me Norris, i cili garon me McLaren që prej vitit 2019. Kontrata aktuale mes Norris dhe skuderisë britanike përfundonte në 2025-ën.
Me McLaren Lando Norris deri tani ka zhvilluar 104 gara. Në total ai ëshjtë ngjitur 13 herë në pod, por ende nuk ka mundur të regjistrojë fitoren e parë në Formula 1.
“Është një ndjenjë e bukur të qëndrosh këtu, – ka thënë Norris. – Jam rritur me McLaren dhe ndihem si në shtëpi, skuadra është si një familje për mua. Ecuria deri tani ka qenë entuziazmuese, kemi pasur ulje-ngritje, ndërsa sezoni i fundit tregoi dëshirën tonë për të garuar për vendet e para. Puna që Zak (Braun), Andrea (Stela) dhe gjithë skuadra ka bërë vitin e fundit ishte e jashtëzakonshme. Jam besimplotë se do të fitoj me McLaren”.
Here to stay. 🧡 @LandoNorris pic.twitter.com/4Kyir4W4RO
— McLaren (@McLarenF1) January 26, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.