Motosport

Formula 1, konsulenti i Red Bull: Do të ishte ideale që pilotët të infektohen

Helmut Marko nuk është i ri në këto deklarata, duke i kaluar normat, por kjo e fundit është vërtetë në limitet e çmendurisë: ekspozimi i pilotëve ndaj koronavirus për ti bërë imunë në funksion të nisjes së sezonit të Formula 1. “Ideja ime ishte të organizonim një fushë ku të plotësonim në një farë mënyre këtë periudhë të vdekur, si fizikisht ashtu edhe mendërisht– ka thënë konsulenti i Red Bull për TV austriake ORF – Do të ishte mundësia ideale që pilotët të merrnin infeksionin (Covid-19). Në këtë mënyrë do të ishin gati kur të fillonte turneu”. Marko ka theksuar se, fatmirësisht, ideja e tij e çmendur nuk ishte marrë në konsideratë: “Ta themi kështu, le të themi se nuk u prit mirë …”.

“Strategjia” e Marko bazohet në faktin se pilotët do të kalonin pa problem sëmundjen e pastaj nuk mund ta merrnin më, gjë që ende nuk mbështetet nga shkenca: “Kemi 4 pilotë në Formula 1 (2 me Red Bull e 2 me Toro Rosso) e 8-10 në programin junior. Janë të gjithë djem të fortë dhe të shëndetshëm e pas kësaj do të ishin të gatshëm për një sezon të vështirë”.

Tani, për fat të mirë, te Red Bull përqendrimi është vetëm në përgatitjen fizike: “Max Verstappen po bën shumë gara në simulator, ndonjëherë edhe më shumë se një në ditë. Ai vrapon më shumë tani sesa gjatë një sezoni normal. Për më tepër ata të gjithë kanë një fizioterapist që i ndihmon me ushtrimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë