Motosport

Formula 1, fiton kuota hipoteza e Katarit për të zëvendësuar garën e Rusisë

Gazeta Si – Organizatorët e Formulës 1 po mendojnë që të zavendësojnë garën e Soçit me atë të Losail, në Katar. Kjo garë mund të zhvillohet në muajin nëntor, para se të fillojë Botërori i futbollit.

Vendimi zyrtar nuk është marrë ende, por duket se pista e Katarit ka fituar më shumë kouota orët e fundit për të zëvendësuar në kalendar garën e anuluar të Soçit në Rusi, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Në Katar u garua për herë të parë vitin e kaluar, më 21 nënntor, kur fitoi Hemilton, para Vershtapen dhe Alonso. Në këtë mënyrë, do të shfrytëzohej pista inaugurale e Botërorit të motorëve.

Cirkuiti i Losail ne Katar. Gazeta Si, 16 mars 2022

Cirkuiti në Katar i ka bërë për vete pilotët. “Vërtet argëtues”, – ka thënë Maks Vershtapen, por edhe Ljuis Hemilton ka folur me vlerësim për pistën.

Për të zëvendësuar garën e Soçit është kandidat edhe Jerezi, ndaj dhe mbetet të shihet zgjedhja përfundimtare e organizatorëve të Formulës 1. Nëse zyrtarizohet pista e Katarit, atëherë duhet bërë një rishikim i fazës finale të kalendarit, ndoshta duke afruar me një javë garën e Brazilit, për të liruar datën 13 nëntor, që është vetëm 7 ditë nga finalja në Abu Dhabi. Botërori i Formulës 1 duhet të mbyllet para se të nisë Botërori i futbollit në Katar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë