Gazeta Si – Po punohet për realizimin e filmit, ku 7 herë kampioni i botës do të ketë rolin e producentit.
Një mega-produksion pritet që në fund të 2024-ës t’i dhurojë botës një super-film për Formula 1. Për momentin është ajo që del nga zërat që qarkullojnë korridoreve. Aktualisht janë zbuluar vetëm protagonisti Bred Pit dhe producenti Ljuis Hemilton.
Pa dyshim që do të ketë të tjerë emra të mëdhenj të Hollivudit për një film, që synon të përsërisë “Top Gun-Maverick”. Drejtimi artistik i është besuar regjisorit Zhozef Kosinski, drejtor edhe i kryeveprës së viteve ’80, me Tom Kruis si protagonist.

Edhe filmi i ri, që pritet ta shohë dritën në fund të 2024-ës ose në fillim të 2025-ës, do të ketë një “one man shoë” në kast, pikërisht Bred Pit, i cili do të luajë rolin e një piloti në pension që ndihmon një talent të ri të shpërthejë.
Për të garantuar nivelin e cilësisë është zgjedhur Xherri Brucheimer, “padron” i “Piratët e Karaibeve”, që do të prodhojë filmin bashkë me Ljuis Hemilton. Ka qenë vetë 7 herë kampioni i botës në pistë, që në cilësinë e “personit të përfshirë pas kuintave”, të deklarojë se nuk donte asnjë rol protagonisti brenda filmit.
“Nuk kam në plan të marr pjesë, – ka pohuar piloti, – përgjegjeësia ime është që kasti dhe trupa të jenë të ndryshëm. Bëhet fjalë për t’u treguar sa i bukur është ky sport atyre që nuk e kanë parë kurrë, por edhe të sigurohemi për të mbajtur në film pasurinë e vërtetë dhe shpirtin e vërtetë të garave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



