Nga Gazeta Si – Verstappen fitoi më shumë, Piastri kryesoi më gjatë por Norris u shpall Kampion
Pas përfundimit të garës më emocionuese me diferencën më të ngushtë për titull në 15 vitet e fundit, Lando Norris (McLaren) është Kampion i Botës, pas vendit të tretë në Abu Dhabi.
Kështu mori fund një sezon i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Norris, por edhe për rivalët e tij të mëdhenj Max Verstappen dhe Oscar Piastri.
Më poshtë sjellim një përmbledhje e shpejtë e statistikave dhe momenteve kyçe…
- Ekipet kanë vetëm 87 ditë për t’u përgatitur për garën e pare të sezonit të ardhshëm në Australi.
- Verstappen fitoi garën, por humbi titullin e Kampionit të Botës pas 1457 ditësh.
- Fitorja e Verstappen ishte e 51-ta si Kampion Bote.
- Ishte podiumi i 10-të rradhazi në mbyllje të sezonit (ai kishte vetëm 5 podiume në 14 garat e para).
- Verstappen përfundoi si nënkampion i Botës me 2 pikë diferencë – distanca më e vogël që nga miratimi i formatit aktual të pikëve në vitin 2010.
- Ky ishte Grand Prix i 11-të rradhazi në Abu Dhabi që fitohet nga “pole position” (rekord i ri në F1 për çdo pistë).
- Ishte fitorja e 8 e Verstappen në vitin 2025 – kjo do të thotë se fitoi më shumë Gara për të 5 vit rradhazi.

- Oscar Piastri u rendit i 2-ti në garë dhe i 3-ti në renditjen e përgjithshme – pasi udhëhoqi kampionatin më gjatë se çdo pilot tjetër këtë sezon (15 gara).
- Norris në vendin e 3-të në Abu Dhabi do të thotë se ai bëhet piloti i 35-të që fiton Kampionatin Botëror të Formula 1.
- Norris i bashkohet 7-të kampionëve të mëparshëm në historinë McLaren: Emerson Fittipaldi (1974), James Hunt (1976), Niki Lauda (1984), Alain Prost (1985–86, 1989), Ayrton Senna (1988, 1990–91), Mika Hakkinen (1998–99) dhe Lewis Hamilton (2008).
- Lando bëhet Kampioni i 11-të i Botës nga Britania e Madhe duke fituar titullin e 21-të nga një pilot britanik.
- Norris është piloti i 4-rt me karrierën më të gjatë në historinë e F1 përpara se të shpallej Kampion Bote (152 gara), pas Jenson Button (160), Nigel Mansell (176) dhe Nico Rosberg (206).
- Charles Leclerc në vendin e 4-rt do të thotë se ai nuk fiton asnjë garë në sezonin e 4-rt nga 7-të me Ferrari-n.
- George Russell (Mercedes) u rendit i 5-ti në Abu Dhabi për të dytin vit rradhazi.
- Russell përfundoi çdo garë të sezonit 2025 të F1 duke mos u skualifikuar në asnjë prej tyren.

- Vendi i 6-të i Fernando Alonso-s (Aston Martin) ishte rezultati i tij më i mirë në Yas Marina që prej vitit 2013.
- Esteban Ocon në vendin e 7-të për Haas arriti rezultatin i tij më të mirë në një Grand Prix që nga Monaco (përpara 16 garave).
- Ishte gjithashtu rezultati më i mirë në histori për ekipin amerikan Haas në Yas Marina.
- Lewis Hamilton (Ferrari) u rendit në vendin e 8-të, duke përfunduar një sezon për të parën herë pa asnjë podium në karrierën e tij në F1.
- Vendi i 10-të i Lance Stroll (Aston Martin) ishte pika e tij e parë që nga Çmimi i Madh i Holandës në Gusht.
- Ky ishte i 24-ti Grand Prix që përfundon pa asnjë pilot të skualifikuar dhe i 4-ti këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



