Gazeta Si – Një gol nga Hutsuliak në fillimin e pjesës së dytë zhbllokoi sfidën dhe mbeti në fuqi deri në fund të saj në Valencia të Spanjës, duke iu dhënë ukrainasve, një fitore “ngushëlluese” në sfidën e të zhgënjyerve pas eleminimit që pësuan në ½ finalet e playoff.
Një asist nga Mykhailichenko u shfrytëzua maksimalisht nga Hutsuliak që mposhti Strakoshën. Kuqezinjtë sapo kishin kryer dy zëvendësime, ku Pilo dhe Mehmeti morën vendet e Hoxhës dhe Brojës, por u goditën menjëherë nga “vendasit”.
13 minuta pas disavantazhit, Laçi pati mundësinë e parë për të të rikthyer barazpeshën, por u ndal nga Riznyk.
Ndërsa Mehmeti gjeti një ambjent armiqësor falë lojës së rëndë nga Hutsuliak dhe Malinovskyi. Voloshyn dhe Strakosha u gjendën përballë njëri-tjetrit, por titullari kuqezi nuk e lejoi golin e dytë.
Në krahun tjetër, Pllana iu afrua katërkëndëshit ukrainas, të cilët u përgjigjën me shtyllën e Shaparenkos. Pajaziti dhe Uzuni kishin mundësitë e tyre për të barazuar, por nëse i pari nuk e gjeti portën, i dyti doli në pozicion jashtë loje.
Përpara kohës shtesë, Gjimshiti ndali dy herë kundërshtarët që kërkuan golin e dytë, por në fund u mjaftuan me një fitore minimale, si një “ngushëllim” për eleminimin në kohë të vështira për vendin e zhytur në luftë.
Ndërsa kuqezinjtë e mbyllin këtë sesion me dy humbje që nën drejtimin e Sylvinhos janë ato numër 11 dhe 12.
Nën drejtimin e brazilianit, kuqezinjtë fituan 15 ndeshje dhe barazuan 6 të mbeturat. Kontrata e Sylvinhos, skadon në korrik 2026, ndërsa ndeshja e rradhës për Shqipërinë është në 26 shtator ndaj Bjellorusisë (UEFA Nations League) në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje