Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Zbulohen 11 luftëtarët kuqezi ndaj Anglisë, Strakosha në portë

Trajneri Edi Reja ka vendosur përfundimisht për ata që do të zbresin në fushë nga minuta e parë në “Wembley” ndaj Anglisë. Ndryshimi i vetëm i italianit është se kuadratin e portës do ta mbrojë Tomas Strakosha dhe jo Etrit Berisha.

Për momentin nuk është e qartë, nëse Berisha ka pasur ndonjë problem fizik, apo kjo është thjesht një zgjedhje e Rejës. Në ndeshjet e fundit ka qenë gjithmonë Berisha titullar, edhe pse nuk është aktivizuar me Torinon në kampionat.

Formacioni i Shqiperise ndaj Anglise. Gazeta Si, 12 nentor 2021

Pjesa tjetër është ajo që ishte parashikuar. Në mbrojtjes Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, në mesfushë Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami dhe Trashi, kurse në sulm do të jetë dyshja Cikalleshi-Uzuni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë