Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Reja vendos për Manaj-Uzuni, Broja e nis sërish nga stoli

Është mësuar tashmë edhe formacioni zyrtar u Shqipërisë për ndeshjen me San Marinon, që fillon pas pak në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për raundin e 6-të të kualifikueseve të Botërorit të Katarit.

Trajneri Reja ka vendosur që në sulm të luajnë Manaj dhe Uzuni, ndërsa Broja, autori i golit të fitores ndaj Hungarisë, do ta nisë përsëri nga stoli. Pas dyshes së sulmit do të jetë Bajrami, Bare rikthehet nga pezullimi, ashtu si dhe Hysaj, ndërsa vendin e Gjasulës së skualifikuar e ka marrë Laçi. Trashi luan sërish në të majtë.

Formacioni i kuqezinjve. Gazeta Si, 8 shtator 2021

Në portë, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, do të jetë Strakosha, ndërsa Mihaj do të marrë vendin e Ismajlit në mbrojtje. Trajneri Reja ka vendosur të mos e kursejë Gjimshitin edhe këtë herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë