Kombetarja

Formacioni zyrtar i Shqipërisë/ Memolla befasia, edhe Uzuni e nis titullar

Ndryshimet ishin paralajmëruar nga trajneri Edi Reja për ndeshjen me Anglinë, por askush nuk e priste që Hysen Memolla të ishte titullar. Tashmë është publikuar formacioni zyrtar dhe lojtari që aktivizohet në kampionatin hungarez e nis nga minuta e parë këtë sfidë.

Memolla do të pozicionohet në mesfushë. Ashtu siç pritej, Memushaj është ulur në stol për t’i lënë vendin Laçit, por në stol qëndron edhe Gjasula. Risia tjetër e trajnerit Reja është aktivizimi i Uzunit titullar.

Formacionet e ekipeve në Shqipëri-Angli. Gazeta Si, 28 mars 2021

Beratasi do të ndihmojë Cikalleshin dhe Brojën në sulm, por edhe repartin e mesfushës, duke qenë se është një lojtar i freskët fizikisht. Në mbrojtje konfirmohet Veseli në vend të Kumbullës së dëmtuar. Anglezët në këtë ndeshje udhëhiqen nga kapiteni Herri Kejn dhe sulmuesi i Mançester Sitit, Rahim Sterling.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë