Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Asllani nga minuta e parë, Broja-Manaj dyshja e sulmit

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur formacionin zyrtar të ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë, që nis pas pak në stadiumin “Air Albania”.

Nuk ka surpriza në zgjedhjet e trajnerit Reja për këtë test. Strakosha mbron portën dhe para tij do të jenë sërish tre mbrojtësit titullarë të Spanjës, Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Në mesfushë aktivizohen Asllani, Ramadani dhe Çekiçi në qendër, ashtu siç pritej, si dhe Roshi dhe Hysaj në krahë.

Formacioni ndaj Gjeorgjise. Gazeta Si, 29 mars 2022

Në sulm do të jetë dyshja e përbërë nga Broja dhe Manaj, të cilët kanë detyrën të gjejnë golat për të kënaqur tifozët që sot pritet të jenë të shumtë në stadium.

Nga burime jo zyrtare është thënë se janë rreth 10 mijë bileta të shitura, një numër i lartë për një miqësore dhe aq më tepër ndaj një kundërshtari si Gjeorgjia. Paraqitja e mirë ndaj Spanjës duket se e ka rritur interesimin e tifozëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë