Trajneri Edi Reja ka përzgjedhur 11 “luftëtarët” e tij për ndeshjen me Hungarinë, që nis në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, ku do të kthehen tifozët kuqezi.
Sokol Cikalleshi, sulmuesi kryesor i Kombëtares, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Kavajasi ka pasur një shqetësim në gju gjatë seancës së fundit stërvitore dhe stafi teknik nuk ka dashur të rrezikojë, por e ka mbajtur në stol lojtarin. Në vend të tij do të aktivizohet Balaj.
Nga minuta e parë do të zbresin në fushë: Berisha në portë; Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli në mbrojtje; Doka, Abrashi, Gjasula, Trashi dhe Bajrami në mesfushë, me këtë të fundit pak më të avancuar, në mbështetje të Uzunit dhe Balajt.
Në radhët e Kombëtares sonë mungojnë për shkak kartonësh Hysaj, Manaj dhe Bare, kurse te Hungaria vlen të përmendet mungesa e kapitenit Salai, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e fundit të Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




