Gazeta Si – Trajneri Silvinjo kishte lënë të kuptohej se do ta niste ndeshjen e sotme me të njëjtin formacion që mundi Moldavinë të shtunën e kaluar, por ai ka bërë dy ndryshime, njërin në mesfushë dhe tjetrin në sulm.
Kristjan Asllani e nis titullar transfertën me Ishujt Faroe, duke marrë vendin e Bares. Përkrah lojtarit të Interit luan Ramadani. Në sulm, Seferi ka marrë vendin e Uzunit, që sot e nis ndeshjen nga stoli. Pjesa tjetër e sulmit është po ajo, me Cikalleshin në majë, Bajramin pas dhe Asanin djathtas.

Mbrojtja dhe porta janë me po ata lojtarë që ishin në fushë në ‘Air Albania’ pak ditë më parë: Berisha, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




