Gazeta Si – Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Moldavi, ku trajneri Silvinjo ka vendosur për ato zgjedhje që priteshin. Portën ai ia ka besuar Berishës.
Në mbrojtje aktivizohet katërshja e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Bare dhe Ramadani janë dyshja e qendrës së mesfushës, ndërsa Uzuni, Nedim Bajrami dhe Asani janë në mbështetje të Cikalleshit në sulm. Kristjan Asllani e nis nga stoli, ashtu si Sadiku dhe Abrashi.

Vlen të theksohet fakti se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat. Diçka e pazakontë për një kundërshtar si Moldavia, por me sa duket është efekti Silvinjo. Ndeshja gjykohet nga arbitri holandez Denis Higler.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




