Futboll

Formacioni pa kontratë

Në pritje të startit të merkatos së verës më 1 Korrik, disa nga emrat më të njohur të futbollit ndërkombëtar do të jenë pa kontratë, pasi ajo aktuale iu skadon në 30 Qershor. Qënia e tyre pa skuadër mund të tërheqë vëmendjen e klubeve të njohura në 5 kampionatet kryesore pasi një lojtar i lirë mund të transferohet në parametra zero prej vitit 1995 kur Jean Marc-Bosman fitoi cështjen gjyqësore ndaj RFC Liege që kërkonte komision për transferimin e tij, pas përfundimit të kontratës. Që nga ai moment mund të përmendim një sërë emrash të njohur që janë transferuar në parametra zero si psh Sol Campbell që kalo inga Tottenham Hotspur te Arsenal në vitin 2001, Michael Ballack që firmosi për Chelsea-n në vitin 2006.

Formacioni më i Mirë pa kontratë

David Alaba u transferua nga Bayern te Real Madrid në vitin 2021 dhe pak ditë më parë Trent Alexander Arnold që la Liverpool sërish për “merengues”. Në vazhdim do të njiheni me 20 kampionë pa kontratë këtë merkato vere…
-Cristiano Ronaldo
-Jonathan David  
-Olivier Boscagli 
-Jamie Vardy
-Mario Pasalic 
-Neymar 

-Mason Holgate
-Stefan de Vrij
-Christian Eriksen
-Danny Ings
-Willian
-Ashley Young
-Ben Mee
-Lukasz Fabianski
-Neal Maupay
-Alex Meret 
-Victor Lindelof
-Abdoulaye Doucoure
-Sergio Reguilon
-Pablo Sarabia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë