Pas fazës së parë të sezonit 2020-2021, është koha që Serie A të bëjë një bilanc. Midis majave dhe dështimeve të kësaj pjese të parë të kampionatit, ka shumë surpriza, gjithashtu në formacionin më të mirë, të përpiluar nga Opta. Është përzgjedhur nga një lojtar për secilin rol, duke filluar me prapavijën. Në portë Marco Silvestri (Hellas Verona) që ka statistikat më pozitive deri tani, si pikë referimi te skuadra veneciane. Me 18 gola të pësuar në 19 ndeshje, duke e mbajtur të paprekur portën 5 herë, 29-vjeçari ka garantuar atë që është mbrojtja më produktive në Serie A, e barabartë me atë të Juventusit.
Duke folur për Juven, dy bardhezinj janë në formacionin e zgjedhur nga Opta. Në mbrojtje: Danilo, i cili këtë sezon ka luajtur shumë në krah dhe është bërë pengesë për kundërshtarët, duke shënuar një gol dhe dhënë tri asiste. Blloku i mbrojtjes qendrore vjen “paketë” nga Interi: De Vrij dhe Skriniar. Janë dy lojtarë titullarë të ekipit të Antonio Conte. I pari është përdorur praktikisht gjithmonë, humbi vetëm ndeshjen e parë kundër Fiorentinës për shkak të skualifikimit; ndërsa i dyti u mbajt jashtë vetëm për shkak të Covid-19.
Lojtarë të Interit edhe në mesfushë, ku sidoqoftë spikat prania e De Paul, i cili te Udinese po përjeton një nga sezonet e tij më të mira, aq sa ka hyrë në radarët e klubeve më të mira europiane. Sulmi ofron disa surpriza. Luis Muriel nuk mund të mungonte, duke konfirmuar veten si një njeri goli. Për të, në këtë pjesë të parë të kampionatit, vlejnë shumë 14 gola dhe 854 minuta efektive lojë.
Top-formacioni i fazës së parë të Serie A:
(4-3-3) Marco Silvestri (Hellas Verona) – Danilo (Juventus), Milan Skriniar (Inter), Stefan de Vrij (Inter), Theo Hernandez (Milan) – Rodrigo De Paul (Udinese), Marcelo Brozovic (Inter), Frank Kessie (Milan) – Luis Muriel (Atalanta), Romelu Lukaku (Inter), Cristiano Ronaldo (Juventus)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.