Futboll

Formacionet, Klop dhe Ançeloti zgjedhin ‘gladiatorët’ e finales

Gazeta Si – Edhe pak çaste nga fillimi i finales së madhe të Ligës së Kampionëve, Liverpul-Real Madrid. Janë mësuar tashmë edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Klod Makelele dhe trofei i Championsit. Gazeta Si, 28 maj 2022

Trajneri Jurgen Klop i ka besuar Konate në qendër të mbrojtjes, bashkë me Van Dijk. Në mesfushë ai do të hedhë nga minuta e parë kapitenin Henderson, bashkë me Tiago dhe Fabinjo. Në sulm ka një vend për Diaz në treshen me Salah dhe Mane.

Karlo Ançeloti në anën tjetër do të tentojë të bëhet një legjendë me formacionin e tij tip. Alaba titullar në mbrojtje. Në treshen e sulmit do të jetë Valverde në krah të Benzema dhe Vinicius.

Mesfusha e spanjollëve ka në përbërje tre ekspertët Modriç, Kros dhe Kasemiro. Këto janë formacionet zyrtare të finales së Parisit, ku luhet akti final i kupës më të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë