Gazeta Si – Sylvinho nuk ndryshon dhe në një ndeshje me vlera statistikore, ai sërish rrjeshton titullarët dhe nuk ju beson të rinjve ndaj Ukrainës.
Ndryshim bën Pllana që debuton si kuqezi ndërsa Broja që nuk luan në klub, është sërish titullar në Kombëtare.
Pavarësisht se shënon edhe te Ipswich, Mehmeti nuk e di ende se cfarë duhet të bëjë për një fanellë titullari.
Trajneri brazilian duket se interesohet për bilancin personal në krye të kuqezinjve aq sa njësoj si në miqësoren ndaj Gjibraltarit, aktivizon pjesën më të madhe të titullarëve.
Në portë Strakosha që shpreson në mungesën e një krosimi në 5 metrat e fundit. Përpara tij, Hysaj dhe Mitaj nga krahët ndërsa Pllana luan përkrah Gjimshitit.
Asllani, Shehu dhe Laci formojnë trion e mesfushës që mbështet tredhëmbëshin e sulmit Hoxha-Broja-Uzuni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje