Bota

Forcat speciale të NATO-s në terren në Ukrainë, sipas dosjeve sekrete të Pentagonit

Gazeta Si – Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet që ka dërguar forca speciale aktive brenda Ukrainës, sipas një prej dokumenteve të klasifikuara në internet të Pentagonit të parë nga BBC.

Është konfirmimi i diçkaje që është sugjeruar disa herë në të kaluarën dhe është konsideruar e mundshme, por prania e tyre e treguar bardhë e zi ndoshta do të përdoret nga Moska për të pretenduar – siç ka bërë muajt e fundit – se nuk e gjen veten duke luftuar vetëm kundër ‘Ukrainës, por edhe kundër NATO-s.

Dokumenti, i cili mban datën 23 mars, tregon se Mbretëria e Bashkuar do të kishte kontigjentin më të madh të forcave speciale në Ukrainë (50), e ndjekur nga Letonia (17), Franca (15), Shtetet e Bashkuara (14) dhe nga Holanda ( 1).

Nuk specifikohet se ku ndodhen këto njësi ushtarake dhe as në cilat operacione janë të përfshira.

Pa iu referuar dokumenteve të veçanta, Ministria Britanike e Mbrojtjes me një postim në Tëitter ftoi kujdes të martën, duke deklaruar se informacioni që përmban rrjedhjet do të ishte “seriozisht i pasaktë”, edhe pse Pentagoni do të konfirmonte vërtetësinë e dosjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë