Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ndërtuar radari në malin e Midës, i cili ka kushtuar 22 milionë dollarë.
Ministrja Xhaçka thekson se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka pasur në dekada.
“Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.
22 milionë $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milionë donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjiozët e Lockheed Martin.
Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror të mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka pasur në dekada”, shkruan ministrja Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




