Nga Gazeta ‘Si’- Forcat ajrore të Ukrainës thonë se Rusia lëshoi 99 dronë gjatë natës në vend.
Sipas mediave të huaja, prej tyre, thuhet se 65 u rrëzuan dhe 30 të tjerë u zhdukën nga radarët pa arritur objektivat e tyre.
Forcat ajrore raportuan dëme në gjashtë rajone anembanë Ukrainës si rezultat i sulmit.
Më herët zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha në një konferencë shtypi se Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë që nga fillimi i pushtimit të saj në vitin 2022.
Për shkak të këtyre sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës, vendi ka kaluar gjatë këtyre viteve dimra ‘të egër’, që e kanë shtuar më tej vështirësinë te popullsia civile.
Me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në luftimet në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.