Gazeta Si – Është publikuar klasifikimi i revistës prestigjioze Forbes për klubet e futbollit në botë, që kanë vlerën më të madhe. Një listë që dominohet sigurisht nga Premier Liga, me 6 skuadra në 10-shen e parë.
Por nuk është anglez klubi që qëndron në shkallën më të lartë të podit, ku ka një konfermim të Real Madrid. Ai është klubi më prestigjioz në botë. ‘Merengues’, sipas Forbes, kanë një vlerë që i kalon 6 miliardë dollarë, me një rritje në krahasim me 2022-shin në masën 19%.

Janë të gjithë në rritje klubet më të rëndësishëm, si vlerë, përveç Juventusit. Klubi torinez po paguan zhvillimet e fundit jashtë fushe, duke humbur 12% të vlerës dhe duke dalë nga ‘top ten’. Juventusi mban vendin e 11-të të këtij klasifikimi. Duke mbetur tek Italia, Milani është në vend të 14-të, kurse Interi në vend të 16-të, me një rritje nga viti në vit në masën 3%.
Ja dhe 20 klubet me vlerën më të madhe në botë:
1-Real Madrid 6.07 miliardë dollarë (+19%)
2-Mançester Junajtid 6 mld (+30%)
3-Barcelona 5.51 mld (+10%)
4-Liverpul 5.29 mld (+19%)
5-Mançester Siti 4.99 mld (+18%)
6-Bajern Mynih 4.86 mld (+14%)
7-PSG 4.21 mld (+32%)
8-Çelsi 3.1 mld (=)
9-Totenhem 2.8 mld (+19%)
10-Arsenal 2.26 mld (+10%)
11-Juventus 2.16 mld (-12%)
12-Borusia Dortmund 1.93 mld (+7%)
13-Atletiko Madrid 1.54 mld (+3%)
14-Milan 1.4 mld (+17%)
15-Uest Hem 1.08 mld (+20%)
16-Inter 1.03 mld (+3%)
17-Los Anxheles FC 1 mld
18-LA Galaksi 925 mln
19-Atlanta Junajtid 850 mln
20-Kristal Pallas 806 mln
Mes 30 klubeve të para është edhe Roma, në vend të 27-të, me një vlerë 724 milionë dollarë dhe një rritje 11% nga viti në vit. Njukasëlli arab i Pif shënon rritjen më të madhe, me 51%. Anglezët mbajnë vendin e 22-të me vlerën 794 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




