Forbes ka publikuar listën e 10 personave më të pasur në planet për 2025-n.
Në krye të listës qëndron Elon Musk, i cili e shndërroi pasurinë e tij në 245 miliardë dollarë, duke pasur një rritje prej 16.4 miliardë dollarësh gjatë këtij viti. Ky sukses i madh është kryesisht rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX.
Pas Musk, renditet Jeff Bezos, i cili ka arritur një pasuri prej 201 miliardë dollarësh, me një rritje prej 24.4 miliardë dollarësh. Bezos vazhdon të mbetet një figurë kyçe në industrinë globale të teknologjisë, si themelues i Amazon.
Në vendin e tretë është Bernard Arnault, i cili është i vetmi nga të pasurit e listës që pa një ulje të pasurisë së tij, me një rënie prej 10.1 miliardë dollarësh, duke e çuar totalin në 197 miliardë dollarë. Megjithatë, Arnault mbetet një lider i fuqishëm në industrinë e luksit, me grupin LVMH.
Mark Zuckerberg zë vendin e katërt, duke parë një rritje të konsiderueshme prej 59.9 miliardë dollarësh, që e ka çuar pasurinë e tij në 188 miliardë dollarë, kryesisht për shkak të suksesit të Meta. Ndërkaq, Bill Gates mban vendin e pestë me 158 miliardë dollarë, duke u ndjekur nga Larry Ellison i Oracle, me një pasuri prej 153 miliardë dollarësh.
Lista vazhdon me figura të njohura si Larry Page i Google, Steve Ballmer i Microsoft, Ëarren Buffett i Berkshire Hathaëay dhe Sergey Brin i Alphabet.
Një nga fituesit më të mëdhenj të vitit është Jensen Huang i Nvidia, i cili pa pasurinë e tij të rritej me 69.9 miliardë dollarë, duke arritur një total prej 114 miliardë dollarësh.
Në vendet e tjera të renditjes, figura të njohura si Mukesh Ambani, Michael Dell, Gautam Adani dhe Amancio Ortega gjithashtu ruajtën ose rritën pasurinë e tyre në vitin 2024.
Pavarësisht nga burimet e ndryshme të pasurisë së këtyre individëve, ajo që i bashkon të gjithë është aftësia e tyre për të investuar strategjikisht dhe për të përfituar nga tendencat ekonomike globale, përveç Bernard Arnault, i cili përjetoi një rënie të vogël të pasurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.