Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat nga Fondi Pyjor i vendit tregojnë se gjatë vitit 2024, sipërfaqja e parqeve kombëtare është zvogëluar nga 315 mijë ha në 313 mijë ha. Nga 13 Parqe Kombëtare një vit më parë, në vitin 2024 regjistrohen vetëm 12 të tillë.
Edhe për Monumentet Natyrore sipërfaqja është reduktuar gjatë 2024-s, nga 1.5 mijë ha në vetëm 86 ha. Kjo rënie lidhet me ndryshime metodologjike në matjen dhe klasifikimin e këtyre zonave, shpjegon INSTAT.
Numri i Parqeve Natyrore u ul nga 30 në 28 dhe sipërfaqja nga 222.049 ha në 217.385 ha.
Në vitin 2024, rrjeti i zonave të mbrojtura në Shqipëri përbëhej nga 777 zona, me një sipërfaqe prej 624.611 hektarësh. Krahasuar me vitin 2023, kur ishin 776 zona me sipërfaqe 626.045 ha, vihet re një rritje e lehtë në numër, por një ulje prej rreth 1.434 ha në sipërfaqe totale.
Në total, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe prej 1.731.891 hektarësh, duke përfaqësuar 60.2 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqje është pyll, 66% dhe 26% kullota e livadhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



