Fondi i Investimit arriti vlerën e 74.15 mld lekëve në fund të shtatorit 2021, rritur me 11.49% që nga fundi i vitit 2020.
Për këtë vit, përsëri pjesa më e madhe e fondit në vlerë dhe në anëtarë administrohet nga shoqëria Raiffeisen, e ndarë në 4 grupe, pjesë e FiBank. 94.25% e tregut, përkthyer në 70 mld lekë dhe mbi 30 mijë anëtarë, nën menaxhimin e Raiffeisen.

4.72% e tyre është administruar nga Credins Premium, 0.26% Albsig, 0.46% ABI EIA dhe pjesa tjetër nga ËVP Global.
Njësoj si shumë aktivitete të tjera financiare që u rikuperuan gjatë 2021-shit edhe investimi në fonde pësoi një rritje.
Sipas të dhënave nga AMF, ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.67% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.59% krahasuar me fundvitin e 2020-s. Ndjekur nga Obligacionet e shoqërive dhe më pas mjete monetare. Obligacionet qeveritare mbeten mjeti më i preferuar për investim duke pasur parasysh se janë instrumente likuide me kthim fiks si afatgjata dhe afatshkurta dhe garantohen nga qeveria.
Pjesa më e madhe e fondit mbetet në para dhe vetëm 12% në euro. Sipas AMF, investimi në euro bëhet vetëm për obligacionet e korporatave të huaja.
Raiffeisen ka pasur dhe fitimin më të lartë nga administrimi i këtyre fondeve, me 651.1 mln lekë për periudhën janar-shtator 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



