Treg

Fondet e investimit, tregu u zgjerua më shumë gjatë verës

Nga Gazeta 'SI' - Fondet e investimit kanë pasur një rritje më të shpejtë gjatë muajve të verës, ndonëse mbetet një opsion më pak i preferuar për shqiptarët.  

Sipas shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri në shtator 2024, vlera e aseteve të këtij tregu arriti në 55.8 mld lekë, me një rritje vjetore 11%, më e lartë se në muajt e tjerë.

Po aq është rritur edhe numri i anëtarëve që raportohet në 36 mijë.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare dhe bono, të cilat përbëjnë 83.4% të aseteve të fondeve, ndërsa 6% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.

Fondet e “Raiffeisen” janë ato që mbajnë pjesën më të madhe të tregut të fondeve të investimit, me më shumë se 30 mijë anëtarë dhe mbi 48 mld lekë. Në total në treg operojnë 17 fonde dhe 6 shoqëri administrative.

Ndërkohë AMF raporton se shqiptarët nuk kanë më interes as për borxhin publik. Sipas të dhënave nga janari në shtator 2024, janë kryer 7.982 transaksione titujsh, me rënie 22.7% nga e njëjta periudhë e vitit 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë