Treg

Fondet e investimeve u rritën me 0.92% gjatë 2020

Vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve u rrit me 615 milionë lekë në 2020 duke arritur në rreth 67.40 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Tregu dominohet kryesisht nga investimet në Obligacionet Qeveritare të cilat janë rritur me 3.06% në bazë vjetore dhe aktualisht përbëjnë 68.48% të aseteve të fondeve.

Bazuar në të dhëna, numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit është 32,655 dhe ka pësuar një rritje me 11.6% krahasuar me vitin 2019.

Përgjatë 2020, në këtë treg e ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde investimi.

Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” që administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”,  fondi i investimeve “Credins Premium” , fondi “WVP Top Invest” , fondi i investimeve “Albsig Standard”.

“ABI Invest” sh.a është shoqëria administruese e licencuar nga AMF me datë 27 shkurt të vitit 2020 për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë