Motosport

Fogarty dhe Haga mbetën pas Razgatlioglu për “pole position” dhe xhiron më të shpejtë


Nga Gazeta Si – “El Turco” triumfoi në garën e 1000 në historinë e “WorldSBK” për jubileun e 3 personal ndërsa Ducati u bë i pari konstruktor që mori pjesë në 1000 gara.

“MOTUL FIM Superbike World Championship” vizitoi “Balaton Park Circuit” për një raund special në Hungari, i pari prej vitit 1990.

Duke celebruar 1000 garat, Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) surprizoi dy legjenda të sportit në mënyra të ndryshme. Për të mësuar më shumë, në vazhdim ju njohim me statistikat nga Hungaria …

1000 – WorldSBK festoi garën e 1000th në “Tissot Superpole Race” që u fitua nga Razgatlioglu.

999-1000 – Kawasaki po bëhej gati të festonte garën e 1000 në “Tissot Superpole Race, por pas mungesës së Garrett Gerloff (Kawasaki WorldSBK Team), japonezët mbetën në kuotën 999. Ndërsa Ducati u bë i pari konstruktor që merr pjesë në 1000 gara (humbën Garën nr. 2 në “Istanbul Park” në vitin 2013).

800-900-1000 – Tre garat e fundit jubilare janë fituar nga Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team), për 3 konstruktorë të ndryshëm: Gara 800 me Kawasaki-n, Gara 900 me Yamaha-n dhe Gara 1000 me BMW.

499 – Italia po bëhet gati për një rekord pas 499 podiumeve të “WorldSBK”.

120 – Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) është ngjtur 120 herë në podium në “WorldSBK”.

83 – Bautista and Razgatlioglu kanë ndarë podiumin 83 herë, 2 më pak nga rekordi që mbajnë Rea dhe Razgatlioglu.

59-61 – Razgatlioglu kaloi Noriyuki Haga-n për xhiron më të shpejtë në Garën 1, tani ai ka 61 të tilla.

44 – Bulega ka 44 podiume (73.3%) në “WorldSBK” nga 60 gara të zhvilluara.

38 – Andrea Locatelli (Pata Maxus Yamaha) është renditur 38 herë në vendin e 4 në “WorldSBK”. Tani ai qëndron përpara Aaron Slight (37 herë në vendin e 4) dhe vetëm pas Rea (39 herë) dhe Alex Lowes (45 herë).

22 – Razgatlioglu kaloi Carl Fogarty-n për “pole positions”. “El Turco” në kuotën 22 krahasuar me 21 nga ‘Foggy’.

15 – Razgatlioglu ka fituar në 15 vende të ndryshme në WorldSBK, duke barazuar Doug Polen dhe Bautista. Rekordi mbahet nga Rea me 22 cirkuite të ndryshëm.

15 – Razgatlioglu ka 15 fitore këtë sezon – viti i dytë më i mirë personal. 18 fitore në 2024.

13 – Bulega u rendit në vendin e 13 në “Superpole Race”, rezultati më i dobët në 60 gara në “WorldSBK”.

10 – Razgatlioglu ka realizuar 10 “hat-tricks” në “WorldSBK”, duke barazuar Bautista-n.

9 – ‘El Turco’ ka 9 fitore rradhazi dhe mund të barazojë rekordin personal me 13 fitore në Garën 1 në “MotorLand Aragon”.

Ai mund ta kalojë në “Superpole Race” nëse kompleton një “hat-trick” në Magny-Cours por ai nuk ka fituar asnjëherë në Aragon në “WorldSBK”. Edhe BMW nuk fiton atje prej suksesit të dyfishtë të Chaz Davies në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë