Nga Gazeta ‘SI’ – Duke e quajtur turizmin sektor kyç për ekonominë e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport, shqetësohet për tkurrjen e këtij sektori.
FMN analizon se në rast të një kërkese më të ulët të turizmit, financat publike të Shqipërisë mund të ndikohen negativisht, po ashtu edhe kursi i këmbimit. Fondi përllogarit se në gjysmën e parë të vitit 2024, faturat nga turizmi janë rritur me 25.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa nëse krahasohen 10 muajt e parë të 2024 dhe 2023, mbërritjet për akomodim u rritën me 43%.
Një rritje e pagës pa produktivitet, në rrethanat e mungesës së fuqisë punëtore, do të rrisë kostot e punës, paralajmëron FMN.
“Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për konkurrencë më të gjerë, do të rriten nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit, edhe pse mungesa e fuqisë punëtore nga një plakja e popullsisë dhe migrimi vazhdojnë të ushtrojnë presione rritëse mbi kostot e punës”, thuhet në dokumentin e Fondit.
Reformat strukturore do të garantonin një rritje të fortë të turizmit, thotë FMN.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.