Ekonomi

FMN: Rënia ekonomike në Europë, faturat i mbajnë prodhimi dhe tregtia

Ashtu si pjesën tjetër të botës, tregtia europiane dhe prodhimi janë ngadalësuar. Ka disa sinjale që ky ngadalësim është përhapur në pjesën tjetër të ekonomisë.

Teksa shërbimet dhe kosnumi kanë mbetur relativisht fleksibël në linjë me tregjet e forta të punës, kurse investimet kanë nisur të humbin terren.

Sipas skanerit më të fundit të FMN-së për ekonominë e Europës, këto zhvillime kanë ngadalësuar aktivitetin ekonomik në rajon, veçanërisht në vendet e zhvilluara të Europës.
Projeksioni i raportit për rritjen e rajonit është i moderuar nga 2.3 % në 2018 në 1.4 % në 2019, niveli më i ulët që prej 2013-ës. Në 2020-ën, rritja është parashikuar të ëprmirësohet disi në 1.8 % pasi tregtia ndërkombëtare pritet të shkojë në vend. Por risqe të ndryshme mbeten prezente.

Si ndikoi sektori i automjeteve në ngadalësimin e ekonomisë së BE-së
Duke ndjekur trended globale, tregtia dhe prodhimi në Europë janë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme. Ky dobësim së pari është reflektuar prej sektorit të automjeteve dhe paisjeve të transportit, sektorë që janë veçanërisht relevant për Europën. Si rezultat, aktiviteti ekonomik në Europë është ngadalësuar, veçanërisht në ekonomitë e avancuara. Ekonomitë në zhvillim jashtë Rusisë dhe Turqisë ishin një “pikë” e shndritshme, me një rritje të fort.

Mbeten disa sinjale për zgjerim, por ende të limituara. Zhvillimi i dobët i tregtisë dhe prodhimit, paralel me besimin e ndrydhur të biznesit dhe pasigurinë në sektorin e tregtisë—kanë nisur të ndikojnë tek investimet, veçanërisht në shumë ekonomi të avancuara të Europës. Ndërsa sektori i shërbimit ka qenë relativisht i gjallëruar, po ashtu ka nisur të ndikohet nga situata dhe të ngadalësohet. Konsumi privat gjithashtu, ka mbetur relativisht i bollshëm.

Tregjet e punës mbajnë peshën kryesore për stoicizmin e shërbimeve dhe konsumit.


Për sa kohë që punësimi dhe rritja e pagave mbeten të forta, shpenzimet e konsumit dhe kështu kërkesa për shërbime do të mbetet në formë. Tregjet e punës në Europë janë akoma të forta, nivelet e papunësisë janë në ose nën nivelet e para krizës dhe niveli i pagave është rritur përgjithësisht . Megjithatë, shenjat e një ngadalësimi po shfaqen edhe në tregjet e punës. Për shembull, hapjet e vendeve të punës - një masë e kërkesës së punës - jo vetëm që ka rënë në sektorin e prodhimit, por edhe rritja e vendeve të lira të punës për ekonominë në përgjithësi është ngadalësuar që nga fillimi i vitit.

Pikëpamja ekonomike e Europës. Rritja e Europës parashikohet të bjerë nga 2.3 përqind në 2018 në 1.4 përqind në 2019. Një rimëkëmbje modeste dhe e pasigurt parashikohet për vitin 2020 për shkak të një rikthimi të pritshëm të kërkesës së jashtme që do të kufizojë investimet dhe shërbimet. Ky projektim, gjerësisht i pandryshuar që nga Prilli 2019, tregon dallime të rëndësishme midis Europës së përparuar dhe vendeve në zhvillim.

Rritja në vendet me ekonomi të avancuar të Europa është rishikuar me 0,1 pikë përqindje në 1.3 përqind në vitin 2019, ndërsa rritja në vendet europiane në zhvillim është rishikuar me 0.5 pikë përqindje në 1.8 përqind për 2019-ën. Mes pasigurisë së lartë, ekzistojnë disa rreziqe duke përfshirë Brexit, intensifikimin e proteksionizmit dhe pasigurisë së lidhur me të, dhe rritjen e tensioneve gjeopolitike.

Politika monetare në shumë vende europiane duhet të mbetet akomoduese duke marrë parasysh presionet e nënshtruara inflacioniste dhe ngadalësimin e aktivitetit ekonomik. Në të njëjtën kohë, mbajtja e ulët e normave të interesit për një kohë të gjatë mund të krijojë dobësi të sektorit financiar, të cilat duhet të monitorohen me kujdes.

Me nivele të ulëta të papunësisë në shumicën e vendeve, politika fiskale duhet të jetë e ankoruar në objektivat afatmesëm, duke lejuar që shpenzimet dhe të ardhurat të përshtaten me ulje që të funksionojnë plotësisht. Duke pasur parasysh rreziqet në rritje, vendet duhet të kenë gati planet e emergjencës për ti zbatuar në rast të një rënie të rëndë të papritur.
Reformat strukturore - siç janë politikat për të përmirësuar konkurrencën dhe për të rritur pjesëmarrjen e fuqisë punëtore - mbeten thelbësore reformat strukturore për të rritur produktivitetin dhe të ardhurat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë